Për herë të parë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 Mars, N. I. Muzeu – Kumanovë organizoi ekspozitën e arteve figurative „Fem(M)Art“, me të cilën shënoi këtë ditë të veçantë.
Në ekspozitë mund të shihen vepra të artisteve të njohura, të cilat kanë lënë gjurmë të rëndësishme në skenën artistike figurative maqedonase, si dhe vepra të artisteve më të reja, të cilat janë në proces të ndërtimit të karrierës së tyre artistike.
Veprat janë pjesë e fondit artistik të N. I. Muzeu – Kumanovë dhe kronologjikisht përfshijnë një periudhë të gjerë kohore, nga vitet ’70 të shekullit XX deri në vitin 2021.
Artistet e përzgjedhura: Ana Temkova, Vana Urosheviq, Simonida Filipova Kitanovska, Zhaneta Gelevska, Mikica Trujkanoviq, Tanja Balaq, Gordana Dautovska, Kristina Bozhurska, Marina Cvetanovska Martinovska, Lilljana Kekenovska Paunovska, Marijeta Sidovski, Mirjana Krsteva Massetti, Andrijana Maciev, Marija Markovska, Anka Stollkovska, Margarita Avramovska, Ivana Tushevska, Valentina Ilievska, Tanja Solarska Temelkovski, Angelina Popovska, Natasha Serafimovska, Miroslava Cvetkoviq, Bisera Mladenovska, Kristina Haxhieva, Marija Micova Gacova, Mila Trendafilovska, Ivana Nasteski, Simona Jakimovska dhe Marija Trajanoska.